Kur nisi sezoni, ai kishte tre lojtarë të fortë ofensivë (plus një pas tyre), ndonëse për njërin dihej se do të mungonte gjatë. Gjithsesi, Zllatan Ibrahimoviçit i janë bashkuar edhe të tjerë. Milani është në hall për qendërsulmes ndërsa afron ndeshja e rifillimit të Serisë A ndaj Salernitanës në nisje të janarit. Olivie Zhiru kthehet vetëm pak ditë përpara sfidës dhe vështirë që trajneri Stefano Pioli ta rrezikojë si titullar. Ibra do të kthehet pas një muaji, ndërsa Origi i marrë nga Liverpuli ka probleme fizike. Mbetet Lazetiç, por sipas mediave italiane, ai ende nuk jep garanci për në formacion. Këtyre u shtohen problemet fizike të portierit Menja si dhe “misteri” Kevin De Keteler që nuk arrin të “fluturojë”! Nga ana tjetër, Pioli thotë se “Milani këtë sezon është më i fortë se vjet”.
Sfidanti.al