Memet e finales, Mesi luan shah me “Engjëllin” Maradona!

Nuk është më fotoja e para Botërorit kur Leo ishte në ndeshje me rivalin më të madh të karrierës, Kristiano Ronaldon. Nuk është më as ajo pas fitores 3-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale, ndërsa Ronaldo ishte eliminuar që në çerekfinale nga Maroku. Në foton e dytë, Mesi po luante shah me vetveten. Këtë herë, memeja e finales së Botërorit ishte një Mesi i qeshur që luante shah, ndërsa në krahun tjetër të fushës së shahut ishte figura legjendare e Diego Armando Maradonës, siç ka qenë në vitin 1986 kur fitoi Kupën e Botës në Meksikë.

Sfidanti.al