Pioli mund të jetë i kënaqur, Milani nuk i ndahet Interit dhe kreut!

Përqëndrimi duket maksimal dhe festimi pas fitoreve po i ngjan Juventusit, kur dilte radhazi kampion. Brahim Diaz dhe Teo Hernandez shënuan për Milanin në suksesin 2-0 në “San Siro” ndaj Venecias për Serinë A, duke bërë që kuqezinjtë të kthehen në krye të renditjes bashkë me Interin. Ndërsa sezoni vazhdon, ekipi i trajnerit Stefano Pioli nuk tregon asnjë shenjë ndalese, lodhjeje apo ngërçi, me përjashtim të disfatës në “Anfild” ndaj Liverpulit.

“Këtu luftohet për kampionatin”, – thotë Teo Hernandez, i cili thotë se gjithë vëmendja është për sezonin në Itali, ndërsa Championsi është në plan të dytë. E drejtë, duke pasur parasysh sesa e vështirë është në Europë. Gjithsesi, Pioli nuk ka dëshirë të jetë i çekuilibruar. “Titullin duan që ta fitojnë të gjithë, por në fund do të ketë vetëm një kampion, – thotë ai, – për mua ka rëndësi që po luajmë si skuadër e vërtetë. Lojtarët duhet ta tregojnë optimizmin për titullin në fushën e lojës, ndonëse deri tani po e bëjnë. Vendimtare për fitoren ishin zëvendësimet”. Pioli u detyrua të bënte ndryshime për shkak të ngarkesës me një ndeshje çdo 3 ditë (Ibra e Zhiru ende janë të dëmtuar), ndërsa në radhë vijnë ndeshjet e Specias në Serinë A në fundjavë, dhe mesjavën e ardhshme ndaj Atletikos së Madridit në Champions.

Milani: Menja, Ture (Teo Hernandez), Romanjoli, Gabia (Tomori), Kalulu, Benaser, Tonali, Leao, Brahim Diaz (Kesi), Florenci (Zelemekers), Rebiç (Pelegri).

Sfidanti.al