Goli u shënua nga Raul de Tomas, ndërsa sulmuesi po kalonte një sezon të tmerrshëm me 3 penallti të humbura dhe dy gola të anuluar nga VAR-i. Me rrjetën ndaj Alaveshit, De Tomas i dha fitoren e parë Espanjolit në La Liga pas plot 466 ditëve, që nga 13 qershori i vitit 2020, kohë kur ekipi katalanas ra në kategorinë e dytë. Në fushë për Espanjolin ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili luajti që nga minuta e 73-të pasi zuri vendin e David Lopezit. Ditë e rëndësishme për Baren, ndonëse ai do të kishte dashur të kishte qenë titullar, diçka që mund ta ketë sërish në të ardhmen, pasi trajneri Moreno do të jetë gjithnjë i detyruar të bëjë rotacion në një sezon të ngarkuar.
Sfidanti.al