Pike “ilaç” për Diego Kostën: Mbylle gojën se do ta hash keq!

Diego Kostës iu tregua kartoni i kuq në nin. e 28-të ndeshjes derbi mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit, për shkak të ofendimit që ai i bëri gjyqtarit të ndeshjes, Hil Mansano. Ndërkohë që bashkëlojtarët e Kostës i shprehnin revoltën e tyre arbitrit, lojtari kundërshtar, Zherar Pike, ish-bashkëlojtar i tij në përfaqësuesen spanjolle, iu afrua Diego Kostës, duke u përpjekur që t’ia ulte nervozizmin futbollistit kundërshtar me temperament të lartë.
Mbrojtësi i Barcelonës e tërhoqi Diego Kostën nga bluza, duke i thënë, sipas medias spanjolle: “Mbyllë gojën, çfarë po bën? Do ta hash keq! Do të dënojnë katër ndeshje ose edhe më shumë!”.
Sfidanti.al