Në 1 qershor, ditën kur normalisht mendohet të mbyllen shkollat dhe po ashtu të luhet finalja e Ligës së Kampionëve, Bajerni ka gjithashtu një plan. Skuadra e madhe bavareze, që “i ka larë duart” nga Championsi për këtë vit, ka në program një ndeshje miqësore në vendin e madh aziatik.
Në të vërtetë, në 1 qershor Bajerni mund të ndodhet ende në Kinë, ndërsa ndeshja e planifikuar do të jetë në 29 maj, vetëm 11 ditë pas përfundimit të Bundesligës. Ajo do të luhet në stadiumin “Olimpik” të Pekinit ndaj kombëtares së Kinës, si pjesë e Kupës “Alianc Kina”. Bajerni vazhdon strategjinë e tij kineze, pasi vitet e fundit ka luajtur në Shangai, Kuançu (Guangzhou), Shençen (Shenzhen) dhe Pekin.
Që nga viti 2016, Bajerni ka një zyrë në Kinë, ndërsa një akademi futbolli e bavarezëve është hapur në Çindao (Qingdao), e dy të tjera po ndërtohen në Shençen dhe Taijuan.
Sfidanti.al