Përse PSG përgënjeshtron se Mbape nuk e takoi Emirin e Katarit?!

Jemi në një botë (të futbollit) të mbushur me kurthe, diçka që të dëshpëron, ndërsa mendon se jeton në një shoqëri që e quan veten demokratike. Kur Kilian Mbape shkon në Gjirin Persik, menjëherë dalin lajme se “ka takuar Emirin e Katarit për të diskutuar për të ardhmen”. A është i vërtetë apo i rremë ky lajm, këtë hajt ta provosh, ndërsa mërzitia është e madhe që edhe media të rëndësishme, apo edhe klube të rëndësishëm futbolli duhet të shfrytëzojnë mashtrimin për të bërë para.

E pra, mediat në Francë shkruajtën se Mbape takoi Emirin e Katarit, ndërsa u ndodh në Doha, dhe aty diskutoi për të ardhmen. E thënë më shqeto, kërkoi që të largohej nga Paris SG në verë, me shumë gjasë që të shkojë tek Reali i Madridit. PSG, menjëherë, doli me përgënjeshtrim duke shkruar se Mbape u ndodh në Doha për të bërë rikuperim në një infrastrukturë të specializuar. Ndoshta, ka shkuar për të ndjerë të ngrohtin e Lindjen së Mesme, se për infrastrukturë vështirë se nuk do të gjente në Paris. Lajmet këto ditë kanë qenë se parizienët janë përpjekur ta bindin Mbapenë që të rinovojë, duke i ofruar deri 38 milionë euro në sezon, por deri tani nuk ka pasur një përgjigje nga sulmuesi 20-vjeçar.

Sfidanti.al