Përse Henri është i shqetësuar për Mesin?!

Sulmuesi i famshëm i dikurshëm i Francës, njëkohësisht ylli i madh i Arsenalit dhe i Barcelonës, ndihet keq për superyllin e Argjentinas. Lionel Mesi është larguar nga “Kamp Nou” ku ishte mbreti, ndërsa në Francë duket se ende nuk e vlerësojnë aq të rëndësishëm. Të paktën, kështu mendon Tieri Henri që e sheh Mesin të anashkaluar tek Paris SG, ku loja më shumë po zhvillohet për Kilian Mbapenë. “Nuk mund të them se Mesi është i trishtuar, por nuk është aq shumë i lumtur, – thotë Henri, – ai po përpiqet të përshtatet, por nuk po e prek aq shumë topin. Mesi duhet të luajë në qendër, pasi nuk mund bëjë shumë diferencën nga e djathta. Për momentin, ai nuk flet shumë, flet me top, por Parisi për momentin i përket Kilianit. Nuk luajnë të gjithë lojtarët me të njëjtin ritëm”.

Sfidanti.al