Nuk dihet nëse do ta bëjë këtë gjë, ndërsa presioni mbi trajnerin norvegjez ka qenë i madh. Deri pak ditë më parë, Ole Gunar Solskjeri u kritikua sepse la në stol Kristiano Ronaldon, dhe jo vetëm Geri Nevil, Xhemi Karrager por edhe vetë Sër Aleks Ferguson i shkeli parimet e tij duke folur (veçse privatisht). Tashmë që trajneri i Mançester Junajtidit “ua bëri qejfin” duke e hedhur vazhdimisht në fushë Kristianon, ka nisur “avazi” tjetër. Në media shkruhet se norvegjezi nuk duhet të jetë aq i butë me yjet, dhe se duhet të marrë një vendim të madh, të lerë në stol CR7 dhe portugezin tjetër Bruno Fernandes. Këto kohë, për tifozët dhe lexuesit futbolli më shumë po luhet në studiot televizive sesa në fushë, ndonëse të gjithë analistët shesin mall “veresie”.
Sfidanti.al