Ultrasit e Unionit të Berlinit: Ose të gjithë (në stadium), ose asnjëri!

Deri tani, autoritet kanë lejuar vetëm 50 për qind të kapacitetit të stadiumit për t’u mbushur me tifozë. Këto kanë qenë rregullat në Berlin dhe tifozët e Unionit të Berlinit padyshim që kanë qenë të mërzitur me këtë normë. Më në fund, kërkesat e tyre nuk kanë rënë në vesh të shurdhër pasi autoritetet vendore dhe shëndetësore lejuan deri në 75 për qind të kapacitetit. Kjo do të thotë se në Stadiumin pranë Pyllit të Vjetër do tëjenë 16 509 tifozë në vend të rreth 11 000 deri tani, dhe kjo do të ndodhë për ndeshjen më të rëndësishme të vitit, atë ndaj Bajernit. Pritet që kjo të kandisë edhe ultrasit që të jenë në tribuna pasi deri tani nuk kanë pranuar për shkak të kufizimeve. Motoja e tyre ka qenë, “të gjithë ose asnjëri”.

Sfidanti.al