Jo, Barcelona nuk do t’i paguajë Liverpulit 20 milionë euro për Kutinjon

Akordi i atëhershëm ishte vërtet tepër i shtrenjtë dhe katalanasit u detyruan të jepnin shumë para. Filip Kutinjo u mor për yll të madh nga Liverpuli i Klopit ku po shkëlqente më shumë se gjithë të tjerët, por për fat të keq karriera i shkoi mbrapsht. Gjithsesi, sulmuesi brazilian është në prag të ndeshjes së 100-të me fanelën e Barcelonës dhe sipas mediave, klubi katalas duhej t’i paguante anglezëve 20 milionë euro për një arritje të tillë. Gjithsesi, në “Kamp Nou” sigurojnë se nuk do të paguajnë një shumë të tillë (dhe është lehtësim i madh për gjendjen financiare të klubit). Edhe në Liverpul kanë pohuar se një klauzolë e tillë nuk ekziston.

Sfidanti.al