Florentino Perez ka fituar pesë Champions si president i Realit të Madridit, një më pak se Santiago Bernabeu. Në të gjitha ka qenë i pranishëm Zinedin Zidan, njeriu që dje u nda nga klubi “mbretëror”. Në 2002, Zizu ishte në fushë dhe i dha Ligën e Kampionëve me supergolin e tij ndaj Leverkusenit.
Në 2014, ishte ndihmës i Karlo Ançelotit, në finalen e fituar pas kohës shtesë kundër Atletikos. Më pas, në 2016, 2017 e 2018 triumfoi në të drejtën e vet si trajner. Edhe me largimin e tij, qoftë edhe të përkohshëm, Perez do të synojë të fitojë Championsin padyshim, veçse nëse ndodh do të jetë i pari i epokës së presidencës së tij, pa legjendën franceze.
Sfidanti.al