Dua Lipa, trego të vërtetën se  Marko Asensio driblon edhe..natën

Veç Loris Kariusit që ka qenë një nga figurat më të përfolura gjatë ditëve të fundit lidhur me finalen e Champions-it, figura e dytë më përfolur lidhur me këtë rast ka qenë këngëtarja e njohur kosovare, Dua Lipa, që performoi para finales së madhe.

Performanca e Duas që kishte veshur një kostum aq të ngushtë, saqë i dukeshin të gjitha format e trupit, pa përjashtim, bëri një përshtypje të madhe, sidomos, te bota mashkullore. Mbas përfundimit të finales së madhe, u përhap lajmi se ajo e kishte kaluar natën me një nga futbollistët e Realit të Madridit, Marko Asensio.

Por, këngëtarja e njohur kosovare reagoi menjëherë, duke shkruar në rrjetet sociale se ajo nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë, sidomos, për shkak të faktit se menaxheri i saj është tifoz i madh i Liverpulit.

“Unë as që e njoh Marko Asension, ndërkohë që një gjë e tillë është e pamundur që të ndodhë, sepse menaxheri im është tifoz i Liverpulit dhe nuk do të ma falte mua një gjë të tillë”, shkroi në statusin e saj këngëtarja kosovare me famë botërore.

Sfidanti.al