Në tribunë ishte Paredes, në fushë u kthye Di Maria (në pjesën e dytë), ndërsa u aktivizuan edhe Kostiç e Milik. Të flasësh për dëmtimet e mungesat tashmë nuk ka kuptim, por sërish në Itali pyesin se përse është kaq e mërzitshme Juvja e Masimiliano Alegrit. Fitorja 2-0 ndaj Specias nuk bëri asgjë për të ngrohur tifozët përveçse për pikët, ndërsa diferencën e bënë thjesht disa lojtarë. Të tillë si Dushan Vlahoviç që shënoi sërish me goditje dënimi, goli I tij I 4-ët në 4 ndeshje të këtij sezoni në Serinë A. Sulmuesi serb rrezikoi përsëri, dhe Milik dyfishoi në sekondat e fundit, por Juventusi nuk pati asnjë dëshirë për t’u dhënë kënaqësi tifozëve. Lojë pa ritëm, sidomo pa top, shpesh pa e kaluar mesin e fushës, a thua se po ruanin forcat për Fiorentinën e Paris SG. Ekipi nuk është keq me pikët, ka 8 ndaj 10 të Romës që kryeson, por shqetësimi për lojën mbetet.
Sfidanti.al