Shpesh në mediat perëndimore shohim kritika për vende me kulturë tjetër, kur diskutohet për të drejtat e njeriut, për të drejtat e grave, minoriteteve si dhe për mënyrën e shprehjes apo të veshjes (me apo pa shami koke). Në të vërtetë, nuk thuhet kot që njeriu duhet të shohë fillimisht veten! Një rast për t’u diskutuar ndodhi në US Open kur tenistja 16-vjeçare çeke, Sara Bejlek, u kritikua nga mediat amerikane (si dhe ato britanike, që nuk mund të mbeten pas) dhe nga publiku sepse babai i saj, i rrahu të prapmet në shenjë përgëzimi dhe dashurie, madje e puthi në buzë. Vetë çekja adoleshente deklaroi se në vendin e saj kjo gjë është normale, por pranoi të thoshte se në të ardhmen kjo gjë nuk do të ndodhte në Nju Jork! A nuk është ky reagim i mediave dhe publikut një lloj fanatizmi, dhe aspak një “diversitet” siç përpiqen të na thonë shpesh?!
Sfidanti.al