Për Federerin, Gjokoviçi nuk është midis tenistëve më të mirë

Tenisti zviceran, Rozher Federer, duke iu përgjigjur pyetjes se cilët, sipas tij, janë tenistët më të mirë gjatë historisë së ‘sportit të bardhë”, përmendi disa emra, por jo atë të tenistit serb, Novak Gjokoviç, që, për më tepër, ndodhet në vendin e 4-t të “listës së përjetshme” të fituesve të turneve Grand Slem, ndërkohë që ai është më i mirë sesa Federeri në duelet e ndërsjellë.

“Është e vështirë të thuash se cili tenist është më i miri në të gjitha kohërat. Këtu, kemi tenistë të tillë, si Bjorn Borg, Xhon Mekinro, Rod Lejver, Rafael Nadal, Ivan Lendël, Xhimi Konor dhe Pit Sampras. Të gjithë këta tenistë kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme.

Sfidanti.al