Barcelona po shënon suksese të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde. Vetkuptohet se rolin kryesor në ekip e luan Lionel Mesi, por, sidoqoftë, katalonjasit janë shumë të mirë edhe në segmente të tjerë të lojës, sidomos, në mbrojtje. Katalonjasit kanë mbrojtjen më të mirë në Primera, ndërsa kanë pësuar vetëm dy gola, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve ata e kanë nxjerrë topin nga rrjeta e portës së tyre vetëm një herë në tri ndeshjet që kanë zhvilluar, kështu që nuk ështe habi që ekipi nënkampion i Spanjës ka tandemin (dyshen) më të mirë të stoperave, kur është fjala për ligat më të forta të futbollit në Evropë.
Fjala është për tandemin Zherar Pike-Samuel Umtiti, ndaj të cilëve, në shtatë ndeshje, kundërshtarët kanë shënuar vetëm dy gola në 583 minuta. Më afër këitij kombinimi spanjollo-francez është dyshja Erik Baji – Fill Xhons të Junajtidit që kanë pësuar në shtatë ndeshje dy gola brenda 540 minutave.
Sfidanti.al