Për 250 apo për 100 milionë euro? Sa shtrenjtë e merr Reali, Mbapenë?!

Në Madrid luten, shprehimisht, me zë të lartë që kjo të mos ndodhë. Ka shumë rëndësi për Realin fakti nëse Kilian Mbape do ta rinovojë apo jo kontratën me Paris SG, pasi kjo do të ndikonte direkt në çmimin e kartonit për sulmuesin 21-vjeçar. Gazeta “Marka” informon se nëse kampioni i botës vendos të rinovojë, atëherë çmimi i kartonit do të ishte ndoshta edhe më i madh se 250 milionë euro, pra do të duhej një rekord i ri botëror që madrilenët ta merrnin. Nëse, Mbape nuk do të rinovojë, shpenzimi për Realin zbret ndjeshëm, ndoshta deri në 100 milionë euro. Një diferencë prej mbi 150 milionë eurosh është diçka shumë serioze, sidomos në këto kohë koronavirusi, qoftë edhe për klubin më të madh të futbollit në botë.

Sfidanti.al