Pavarësisht krizës 240-milionëshe, PSG i premton 30 milionë euro rrogë Mbapesë!

Ai mbetet “guri i themelit” i projektit të sheikëve, dhe ata do të bëjnë çmos që t’ia heqin nga mendja Realin e Madridit apo ndonjë ekip tjetër. Kilian Mbape është tepër i rëndësishëm tek Paris SG dhe drejtuesit e klubit i kanë bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh rrogë në vit, vetëm e vetëm që ai të rinovojë. Kështu bën me dijë e përditshmja franceze “L’Ekip”. Sipas saj, Mbape këtë sezon fiton 25 milionë euro rrogë, ndërsa vitin tjetër (që do të jetë i fundit i kontratës aktuale) pagesa do të arrijë në 26.5 milionë euro. Sulmuesi 21-vjeçar kishte kërkuar nivel të barabartë me Nejmarin, që merr 35 milionë në vit, ndërsa oferta pariziene është pak më e vogël. Nuk dihet nëse Mbape do të jetë dakord, dhe nëse do të ketë negociata për të arritur një kompromis.

Sfidanti.al