‘El Clasico’ ka datë dhe orë; luhet të shtunën në 10 prill në orën 21:00

‘El Clasico’ mes Realit të Madridit dhe Barcelonës në kampionatin spanjoll ka një datë dhe orë zyrtare. La Liga, këtë të enjte vendosi që sfida mes 2 gjigandëve të futbollit në vendin iberik e vlefshme për javën e 30 të kampionatit të luhet në ‘Alfredo Di Stefano’ ditën e shtunë në 10 prill në orën 21:00

Reali i Madridit do të shkojë në këtë sfidë me Barcelonën më pak i shplodhur duke qenë së Los Blancos në 6 apo 7 prill do të luajnë ndeshjen e parë cerekfinale të Lihës së kampioneve, me Barcelonën që është eliminuar nga ky kompeticion. Në këtë moment Barcelona është në vendin e dytë me 2 pikë më shumë se Los Blancos dhe 4 pikë më pak se Atletico Madrid kur kanë mbetur edhe 11 javë për t’u zhvilluar në La Liga

Përpara El Clasicos, Barcelona dp të luajë me Valladolid në Camp Nou, ndeshje që do të luhet në 5 prill në orën 21:00 në ditën festive të Katalonjës.

Sfidanti.al