Ibra dhe kthimi te përfaqësuesja suedeze: U ktheva sepse e meritoja, jo sepse jam Zlatan

Në një intervistë për kanalin Youtube të Federatës Suedeze të Futbollit, Zlatan Ibrahimovic shpjegoi kthimin e tij në kombëtaren e vendit skandinav pas 5 vitesh

‘U ktheva sepse e meritoj, për atë që kam bërë gjatë këtyre muajve, jo sepse emri im është Zlatan dhe se jam Ibrahimovic, por për atë që kam dhënë në fushën e lojës. Për këtë arsye të zgjedhin-tha Ibrahimovic-është pak irreale të jem këtu në moshën time, por mund të ndihmoj skuadrën në mënyra të ndryshme’.

Ibrahimovic nënvizoi  se e ndjen se po ruan një nivel të lartë dhe se mund të ndihmojë skuadrën brenda dhe jashtë fushës së lojës edhe pse e konsideron si jo reale përfaqësimin e Suedisë në moshën e tij.

‘Mentaliteti është i njëjti, do që të fitojë në cdo kusht-tha Ibrahimovic duke iu referuar vetes së tij-ka më shumë eksperiencë sot, është më inteligjent,lëviz me më shumë inteligjencë dhe bën atë që duhet të bëjë për të ndihmuar skuadrën në mënyrën më të mirë’.

Sigurisht që Zlatan Ibrahimovic  foli edhe për rinisjen e raporteve me trajnerin e Suedisë, Andersson.

‘Është një person i drejtpërdrejtë dhe me mentalitet fitues-tha Ibra-Janne më pyeti: ‘Do të vish?’. U tregova shumë i sinqerte: ‘Janne, ditën që do të përpilosh listën, më pyet një ditë para nëse jam gati të luaj dhe do të përgjigjem ndershmërisht.’. Dhe kur ajo ditë erdhi i thashë se e ndjeja se isha gati’.

Zlatan Ibrahimovic ka luajtur 116 ndeshje me kombëtaren suedeze duke shënuar 62 gola. Ai do të jetë në skuadër për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 me Gjeorgjinë e Kosovën, me Suedinë që është në grup edhe me Greqinë e Spanjën

Sfidanti.al