Emrin e madh e bëri në “San Siro” me fanelën e Milanit, ndërsa më herët pati lavdinë edhe me Dinamon e Kievit. Andrij Shevçenko, ish-trajneri i Ukrainës, është tashmë tekniku i Xhenoas në Serinë A, i ngarkuar me detyrë të kthejë ekipin në Europë. Vendimi për ukrainasin u mor pas barazimit 2-2 në fushën e Empolit, dhe ekipi gjenovez është në rrezik për të rënë nga kategoria duke pasur vetëm 9 pikë në 12 ndeshje, po aq sa vendi i tretë nga fundi që të zbret në Serinë B. Shevçenko bëhet trajneri numër 101 i klubit ligur në historinë e tij të gjatë, gati 130-vjeçare. Themeluar në 1893, Xhenoa është klubi më i vjetër në Itali dhe ka pasur në të kaluarën trajner të njohur si anglezin Uilliam Garbut, Xhixhi Simonin apo Edi Rejën.
Sfidanti.al