Tifozët e PSG-së më në fund panë Nejmarin e vërtetë, që udhëheq ekipin

Lionel Mesi mungoi i dëmtuar, edhe pse mund të shkojë në kombëtaren e Argjentinës! Në fushë, trajneri Maurisio Poçetino ndryshoi skemën për t’iu përshtatur lojtarëve që kishte duke vendosur sulmues të vetëm të deklaruar Kilian Mbapenë, e pas tij ishte treshja Draksler-Vajnaldum-Nejmar. Holandezi ka nisur të luajë më shumë tek Paris SG, por në stadiumin e Bordosë spikati Nejmari. Braziliani ishte autor i dy golave dhe i një ndeshjeje në Ligën e Parë franceze, ku tregoi se çfarë mund të bëjë kur është në kulmin e forcës. Pjesa tjetër e ekipit ishte më “shkëmb” me Herrerën, Ebimben, Markinjosin, Kimpemben, Hakimin e Bernatin, ndërsa në portë këtë herë u zgjodh Kejlor Navas. Me dy golat e Nejmarit dhe një të Mbapesë, PSG kryesoi 3-0, por sikur harroi të luante pas 70 minutave dhe e pësoi me dy goditje. Bordoja realizoi me anë të Elisit dhe Niangut duke rrezikuar të barazonte, por nuk ia doli. Edhe në një kampionat që e dominon (veçse që vjet e humbi), PSG nuk është aq i plotfuqishëm, ndonëse diferencën me ndjekësit e ka plot 10 pikë.

Sfidanti.al