Pas Ksavit, një tjetër “epokal” mund të ikë nga Barça, Iniesta!

Koha bën punën e saj, nuk ndalon kurrë, dhe plaket edhe klasi më i lartë. Do të jetë e vështirë të shohë bota dy mesfushorë si Ksavi Hernandez dhe Andres Iniesta, por i pari është larguar nga Barcelona dhe i dyti po jep shenja sikur po bën gati valixhet. “Dua të respektoj kontratën, por ka edhe mundësi të tjera dhe duhet të vlerësoj gjithçka”, – u shpreh numri 8 “blaugrana”.

Në moshën 33-vjeçare natyrshëm që nuk është Iniesta “kanibal”, që së bashku me Ksavin dhe Mesin terrorizonin çdo kundërshtar, ndaj edhe Andres po mendohet. “Sezoni i fundit më ka bërë të peshoj mirë çdo gjë, – spjegon ai, – nuk po them se nuk do të rinovoj, por duhet të mendohem mirë”. Gjithsesi, Iniesta thotë edhe se “çfarëdo që të ndodhë, nuk do të ketë një përplasje mes meje dhe klubit”.

Sfidanti.al