Reali mbron titullin në Champions me fanelën ngjyrë mavi!

Do të jetë Juventusi skuadra pritëse në stadiumin “Millenium” të Kardifit, dhe Realit iu desh të zgjidhe një fanelë tjetër, jo atë të parën. Për mos ngatërruar ngjyrat bardhezi të Juves, dhe “merengesin” e Madridit, u vendos që klubi spanjoll të mbajë një bluzë tjetër, dhe pikërisht me ngjyrën mavi, apo lejla. Do të jetë hera e dytë në histori, që Reali nuk luan një finale të Championsit me fanelën tradicionale të bardhë. Ndoshi në vitin 2000, në finalen ndaj Valencias, kur u luajt me uniformë të zezë, dhe ndeshja u fitua 3-0.

Skuadra e Zidanit vjen pas një tradite të madhe, sipas së cilës Reali fiton shumicën e finaleve, duke humbur vetëm ndonjë si ndaj Benfikës apo Interit në vitet 60-të, apo ndaj Liverpulit në 1981. Klubi “mbretëror” do të kërkojë trofeun e 12-të në histori, ndërsa në 1998 fitoi pikërisht ndaj Juventusit, finalen e Championsit, me gol të shënuar nga Mijatoviç.

Sfidanti.al