Dominon Reali, por është Mesi lojtari më i mirë i vitit në Spanjë!

Reali i Madridit pati 6 lojtarë ndër 11 gjithsej të formacionit më të mirë të vitit, por njeriun kryesor e kishte një skuadër tjetër. Lionel Mesi u shpall unanimisht si numri 1 i ligës spanjolle të futbollit duke marrë 42 për qind të preferencave. Kristiano Ronaldo, i dyti pas tij, mori 29 për qind, ndërsa Isko po i Realit arriti deri në 17 për qind.

Në skuadrën e sezonit, Reali dominon me 6 futbollistë, dhe këta janë Karvahal, Sergio Ramos, Marselo, Modriç, Isko dhe Ronaldo. Nga Barcelona janë vetëm dy, Mesi dhe Buskets, ndërsa të tjerët nuk kanë bindur plotësisht. Mesi shënoi 37 gola këtë vit në La Liga, një numër vërtet i lartë, aq më tepër që ishte i dëmtuar për disa kohë.

Sfidanti.al