Pas humbjes me Bolonjën, Konte quhet “komplotist” juventin!

Rrjetet sociale, dihet, janë bërë që njerëzit të shfryjnë e të bëjnë gallatë, e sa më shumë “popull” të jetë “mileti”, aq më shumë fantazi ka në gjetjet individuale. Është momenti kur “rruga” ka marrë në dorë Antonio Konten, trajnerin e Interit, e nëse milanezët e juventinët tallen, interistët janë gati ta “varin në litar”. Interesant një foto e postuar nga një tifoz interist, ku tregohej Konte me fytyrë misterioze në sediljen e pasme të një makine, me përshkrimin: “31 maj 2019, videoja e prezantimit për arritjen e tij tek Interi! Ai e dinte (se për çfarë po vinte)!” Kjo është akuza e përhershme për tradhëti, pra që Konte është një agjent juventin për të shkatërruar Interin (a thua nuk ishte i shkatërruar që pas largimit të Murinjos)! Ka edhe foto të tjera të Kontes duke iu lutur Lukakut, që t’i gjuajë ai penalltitë (dhe jo Lautaro), si dhe një foto e Kontes me fanelën e Juves, duke festuar në fund të ndeshjes … Inter-Bolonja!

Sfidanti.al