Emrat po fluturojnë nëpër ekrane dhe nëpër faqet e gazetave. Lajmi është që Liverpuli kërkon një “dhëndër” të ri, pasi “dhëndri” i vjetër, Sadio Mane, duket se po bën gati valixhet. Ndërsa Tami Abraham u betua se do të jetë ai që do të veshë fanelën e kuqe sezonin e ardhshëm, mediat flasin edhe për emra të tjerë. Kristian Pulishiç i Çelsit kërkon hapësirë dhe minutazh, e ndoshta këtë mund t’ia japë Jurgen Klopi, ndonëse gjermani ka Luis Diazin, Diogo Zhotanë e Karvaljon, përveçse Mohamed Salahun. Nga ana tjetër, flitet për Serg Gnabrinë e Bajernit dhe të Gjermanisë, për të cilin thuhet se është biseduar dhe se ka kërkuar 250 000 paundë stërlina në javë. Kartoni i Gnabrisë vlerësohet 80 milionë euro, por ai ka vetëm 1 vit kontratë, dhe Bajerni mund të kënaqej edhe me gjysmën ose edhe me më pak.
Sfidanti.al