Ndonjëherë deklaratat e drejtuesve të klubit francez të duken si ato të (ish) liderit demokrat shqiptar, Basha, që thotë “fitova” edhe kur humbet. Leonardo, drejtori sportiv i Paris SG thotë se ekzistojnë mundësi të mira që Kilian Mbape të rinovojë kontratën, edhe pse kjo gjë deri tani nuk ka ndodhur, ndërsa që nga janari Reali i Madridit mund të bisedojë lirshëm me sulmuesin dhe të nënshkruajë një parakontratë. “Ne jemi diskutuar në mënyrë shumë direkte me familjen e Mbapesë, – thotë braziliani, – është një situatë shumë e veçantë sepse po bisedojmë me lojtarin më të mirë të botës, që po i afrohet fundit të kontratës. Më parë mund të kemi biseduar në mënyrë më të ngrohte, por rëndësi ka që po ndërtojmë një marrëdhënie të duhur. Situata është e ndërlikuar, por ne duam që ai të rrijë tek ne gjatë gjithë jetës, ndonëse duhet të respektojmë dëshirat e familjes”.
Sfidanti.al