Paris SG i shpëton turpërimit, reagojnë Al Helaifi dhe Tiago Mota!

Presidenti i Naser Al Helaifi ndoshta ka qenë i vendosur për ta bërë veprimin e tij. Njeriu numër 1 i Paris SG, fluturoi menjëherë drejt kryeqytetit të Francës ku kërkoi takim të menjëhershëm me dy “mistrecët”, Nejmar e Kavani, pas sherrit në sytë e të gjithëve për një goditje dënimi. Nuk ka version zyrtar të asaj që ndodhi, por sipas mediave franceze, vendimi i presidentit shpëtoi nderin e klubit të milionave.

“Penalltitë do të vazhdojë t’i gjuajë Kavani, si zgjedhje e parë, – ishte vendimi i PSG-së, – të paktën, kjo vlen tani për tani, ndërsa të dy lojtarët mund të merren vesh me njëri-tjetrin”. Një kritikë të fortë thuhet se u bëri të dyve, mesfushori veteran Tiago Mota, me italobrazilianin që bëri atë që duhej ta kishte bërë kapiteni Tiago Silva, apo edhe trajneri Unai Emeri që mesa duket u kap në befasi nga kjo që ndodhi. Pritet edhe një takim i Nejmarit e Kavanit me Emerin dhe drejtorin sportiv, Antero Henrike.

Sfidanti.al