Mbas mbarimit të ndeshjes finale të Eurobasketit 2017 mes Sllovenisë dhe Serbisë (93-85), trajneri serb, Aleksandar Gjorgjeviç, nuk e përshëndeti dhe nuk i dha as dorën kryeminstres së Serbisë, Ana Bërnabiç, që ishte pranishme në Stamboll, gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve. Ai vetëm se ktheu kokën nga ana tjetër.
Sa për dijeni, kryeministrja e re e Serbisë është një lesbike e deklaruar dhe, ditët e fundit, ajo mori pjesë në “paradën e krenarisë” të LGBT-së që u organizua në Beograd, dhe duket se kjo është arsyeja që Gjorgjeviçi nuk ia dha dorën asaj, ndërkohë që basketbollsitët e tjerë serbë ia dhanë dorën, por pa e parë atë në sy.
Sfidanti.al