Dragiçi konfirmon atë që nuk do ta dëgjojë asnjë në Slloveni!

Basketbollisti më i mirë në kampionatin evropian që sapo përfundoi, slloveni Goran Dragiç, konfirmoi edhe një herë tjetër se ai nuk do të luajë më me përfaqësuesen e Sllovenisë. Sikurse dihet, ai zhvilloi një lojë fantastike gjatë të gjithë Eurobasketit 2017, sidomos, në ndeshjen finale kundër Serbisë, të cilën e mundi 93-85 dhe ishte njeriu më me meritë që e çoi ekipin e vet slloven drejt titullit të kampionit të Evropës.

“Ky sukses është për vendin tim që më ka dhënë mua gjithçka, ku kam lindur dhe jam rritur. Jam i lumtur që arrita të bëj diçka për vendin tim. U shpreh mirënjohjen të gjithëve. Ky ishtë realizimi i endrrës sime, shansi i fundit që unë të mund të bëja diçka, pasi unë po tërhiqem nga përfaqësuesja”, vuri në dukje basketbollisti slloven, Goran Dragiç, që u shpall më i miri në Eurobasketin 2017, duke kaluar basketbollistë tillë, si Pau Gasol i Spanjës dhe Aleksei Shved i Rusisë.

Sfidanti.al