Basti i Takinardit: Bonuçi do t’i tregojë vlerat e tij në fund të sezonit

Ish-futbollisti i Juventusit Alesio Takinardi tha se, gjatë këtij sezoni, Leonardo Bonuçi do t’i tregojë vlerat e tij të vërteta. Ky lojtar që përforcoi, kohët e fundit, Milanin, konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të botës, ndërkohë që Takinardi thotë se transferimi i tij do të tregojë sesa do të përfitojë edhe ai nga mbrojtja e shkëlqyer e Juventusit.

“Ai, sigurisht, që është një lojtar i shkëlqyer, por vlerat e tij të vërteta ai do t’i tergojë në fund të sezonit. Ai do të tregojë kualitetet që zotëron dhe i gjithë kualiteti i lartë i Juventuesit do ta ngrejë në një nivel të ri këtë futbollist”, deklaroi Takinardi.

Sfidanti.al