Murinjo: “Junajtdi ka blerë lojtarë që unë nuk i desha”

Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, thotë se ai është i kënaqur me fillimin e sezonit të ri nga ana e ekipit të tij që konsiderohet favorit, kur është fjala për titullin e Premier Ligës në Angli. Në fakt, trajneri portugez titujt e kampionit, atje, ku ka shkuar, i ka fituar në sezonin e dytë. Këtë ai e ka arritur, duke drejtuar Porton, Celsin (dy herë), Interin dhe Realin e Madridit. Sidoqoftë, Murinjo thotë se nuk është e vërtetë se atij nuk i pëlqejnë historitë e kaluara.

“Nuk e kuptoj se përse njerëzit flasin për sezonin tim të dytë, pasi unë kam fituar trofe edhe në sezonet e parë dhe të tretë. Sidoqoftë, mund të them se në sezonin e dytë unë tregohem më i mirë, pasi, gjatë të parit, unë bëj përgatitjet e duhura për të dytët e të tretin dhe kështu me radhë. Sidoqoftë, unë nuk kam pasur ndonjë ndikim lidhur me ardhjen e lojtarëve të rinj. Ekipin unë e gjeta gati dhe me atë ekip kam luajtur. Unë nuk kam qenë i angazhuar lidhur me lojtarët e rinj që ishin blerë. Këtë ndikim, unë e kam arritur në sezonin e dytë, pra, atëherë, unë mund të ndikoj të vendime të tillë. Nga ana tjetër, ju i jeni i detyruar që të luani kundër ekipeve që kanë të njëjtin trajner prej dy, tre, katër ose më shumë vitesh”, deklaroi Murinjo.

Sfidanti.al