Paris SG e ke keq, nëse dalin të vërteta lajmet nga Franca!

Mbërritja e Nejmarit dhe e Mbapesë duhej të shënonin fillimin e lavdisë për Paris SG, por duket se klubi francez pikërisht prej tyre mund të jetë në prag të një momenti shumë të vështirë. Një gazetar shumë i informuar në kryeqytet raporton se ekziston një problem financiar dhe një sportiv. Presidenti Al Helaifi mund të jetë i detyruar të transferojë disa lojtarë të rëndësishë për të rregulluar bilancet, tani që UEFA do të nisë hetimet pas presionit të klubeve të tjerë të mëdhenj të Europës, si Reali, Barcelona, Bajerni, Juventusi apo Mançester Junajtidi.

Di Maria, Pastore, Draksler, Ben Arfa, Orie, janë të piketuar, madje edhe kapiteni Tiago Silva dhe Lukasi. Futbollistët nuk e kanë pritur mirë këtë zgjedhje, dhe janë ndjerë të tradhëtuar. Në fund, duhet menduar se çfarë do të ndodhë me Kavanin? Një sinjal u dha nga festa e ditëlindjes së Tiago Silvës ku ishte e gjithë skuadra, por jo uruguajani. Gjithsesi, një pjesë e lojtarëve janë me Kavanin, sipas lajmeve nga Parisi, pasi Nejmar është duke u sjellë si “numri 1”.

Sfidanti.al