Paris SG e jep “falas” Nejmarin, vetëm për 50 milionë euro!

E morën në 2017 për shifrën që mbetet ende rekordi botëror, dhe që është 222 milionë euro. Paris SG e bëri këtë “trimëri” për Nejmarin duke nisur “sezonin” e blerjeve të bujshme që vazhduan me Mbapenë, Mesin e Ramosin. Tashmë, “vaji i kandilit” të Nejmarit duket se pa përfunduar në “Parkun e Princave” dhe sheiku Al Helaifi dëshiron ta heqë qafe. Edhe pse Nejmari thuhet se nuk ka ndërmend të largohet, sërish mediat shkruajnë se sulmuesi brazilian i është ofruar Barcelonës për “vetëm” 50 milionë euro. Kjo do të thotë 4.5 herë më pak sesa paratë që katalanasit morën në 2017, por nuk besohet se trajneri Ksavi do ta pranonte këtë gjë.

Sfidanti.al