Paris 2024 do të kushtojë 8.8 miliardë euro

Olimpiada më miqësore me ambjentin por njëkohësisht edhe më e kushtueshmja e historisë. Plot 8.8 miliardë euro do të paguajë qeveria franceze deri në fund të evenimentit për të kompletuar misionin më të madh sportiv të 4 viteve të fundit që do të startojë në datën 26 korrik në Paris. Ky është buxheti i parashikuar për një orgenizim perfekt por nuk përjashtohet mundësia që kostot të rriten deri në 12 miliardë. Duhet të presim vitin e ardhshëm për të mësuar me saktësi se sa do të kushtojë olimpiada e Parisit që pason atë të Tokios e cila u zhvillua në kushte ekstreme për shkak të mungesës së publikut si pasojë e pandemisë Covid-19.

sfidanti.al