Manaj sqaron: Nuk donin të më largonin nën vlerën time

Rey Manaj është rikthyer te Sivasspor, skuadër e cila vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në Superligë. Sulmuesi i bardhekuqve ka sqaruar të ardhmen e tij në skuadër teksa iu përgjigj pyetjeve të TRT Spor. Në lidhje me procesin e transferimit, Manaj tha: “Ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu. Kam qenë gjithmonë në komunikim me Sivasspor për transferimin tim. Ata nuk donin të më dërgonin nën vlerën time”. Futbollisti 27-vjeçar, i cili luajti me Shqipërinë në Kampionatin Evropian, tha: “Evropiani ishte shumë i mirë për mua. Momentet më të mira të jetës sime i kam kaluar me fanellën e vendit tim. Por tani jam në Sivasspor me gjithë përqendrimin tim”.

sfidanti.al