Suksesi në stadiumin e Betisit ishte 5-3, një reklamë shumë e mirë për klubin që ende duhet quajtur më i miri në botë. Reali të paktën nuk mbeti prapa në garën për kualifikim direkt për në Champions nga La Liga, veçse pas një dëmtimi të profilit të lartë, ja ku i ndodhi edhe një tjetër.
Marselo iu shtua listës së lëndimeve, ku pak ditë më parë u fut Toni Kros. Duhen vetëm 15 ditë deri në ndeshjen e dytë ndaj Paris SG në Ligën e Kampionëve, dhe madrilenëve u duhet të mbrojnë fitoren 3-1 në shtëpi, veçse pa “metronomin” gjerman dhe spektakolarin brazilian do ta kenë shumë më të vështirë. Suksesi në fushën e Betisit ishte edhe i lehtë, edhe i vështirë.
Marko Asensio kaloi miqtë në epërsi në pjesën e parë, por në pushim u shkua me avantazh të vendasve, pas rrjetave të Mandisë dhe Naços (autogol). Sergio Ramos, Marko Asensio dhe Kristiano Ronaldo realizuan përmbysjen e dytë në 15’, ndërsa në minutat e fundit erdhën golat e Leonit për vendasit dhe Benzemasë për Realin. Madridi ka 45 pikë ndaj 46 të Valencias që është e treta, por që ka luajtur një ndeshje më shumë.
Sfidanti.al