Paris SG bëri vetëm një gabim në “Santiago Bernabeu”, skuadra franceze duhej të kishte shënuar gol në rastet që pati, por nuk e bëri dhe u ndëshkua. Ky është komenti i Ksavi Hernandezit, ish-superyllit të Barcelonës, për ndeshjen e Championsit mes Realit dhe francezëve. Katalanasi, jo në mënyrë të habitshme, u tregua i ashpër, por thotë se nuk e bën këtë sepse e ka inat skuadrën madrilene.
“Është e pashpjegueshme që Reali i Madridit nuk luan futboll, por fiton, – thotë ai, – Paris SG pati disa mundësi “ta vriste” ndeshjen. E pashë ndeshjen në përsëritje dhe vura re se pati shumë kthesa dhe përmbysje, ndeshje të tilla nuk mund të analizohen si një bllok. Në pjesën e dytë, Paris SG dominoi për një kohë të gjatë”.
Gjithsesi, Ksavi lëshon paralajmërimin, që mund të vlejë edhe për Barcelonën. “Kundër tyre (lojtarëve të Realit) nuk mund t’i lejosh vetes që të gabosh, që të jesh i pakujdesshëm, sepse të ndëshkojnë. Fatkeqësia më e madhe është që të bëjnë dëm pa luajtur aspak futboll. Një goditje dënimi, një korne, një kundërsulm”.
Sfidanti.al