Parakalim Interit e Milanit? Napoli mezi shpëtoi “kokën” në Kaljari!

Ja pra, që nuk ndodh të mundet vetëm ekipi zikaltër, vetëm të ndalet Juventusi, Atalanta apo skuadra e Piolit, ashtu siç nuk ndodh të zhgënjejë vetëm Tirana në Superligën shqiptare! Edhe Napoli ishte “i sinkronizuar” me ekipet e tjerë të shquar në Serinë A, sepse thuajse “humbi jetën” në Sardenjë. Në fushën e Kaljarit mezi u shpëtua një barazim 1-1 nga sulmuesi Osimhen në 87’, ndërsa kaljaritanët e trajnerit Macarri ishin superiorë, e shënuan me anë të Pereirës. Dëshira padyshim që e mund klasin, sakrifica është më e fortë sesa shfaqja akademike. Napoli i Spaletit pati një rast të madh për të dalë në vend të parë në kampionatin italian, për të lënë 2 pikë prapa Interin e për të qenë mbi Milanin me golaverazh më të mirë e me pikë të barabarta. Nuk mundi ta bënte, dhe zikaltërit e Inzagit kanë mundësi të kërcejnë në krye me fitoren e ndeshjes së prapambetur.

Sfidanti.al