A mund të ndodhë? Toti nuk e la kurrë Romën, por mund të lerë Ilarin!

Nuk thotë kot shprehja e famshme se njeriu mund të ndërrojë gruan, por jo skuadrën e zemrës. Ndoshta po i ndodh Françesko Totit, pasi lajmet nga Italia janë që ish-kapiteni legjendar i Romës mund të jetë në proces divorci me të shoqen, Ilari Blazin. “La Gazeta delo Sport” thekson se prej kohësh numri 10 i dikurshëm nuk dilte bashkë me gruan në aktivitete publike, diçka që nuk ndodhte në të kaluarën. Toti ka 17 vjet i martuar me Ilarin, ndërsa kanë qenë në lidhje prej 20 vitesh, duke pasur edhe 3 fëmijë së bashku. Flitet për një krizë të gjatë martesore, ndonëse miqtë dhe të njohurit e mbajnë gojën mbyllur e nuk duan të komentojnë.

Sfidanti.al