Mbajeni mend këtë emër, Babel Lipasi është shpresa e re e koshit!

Luan në Spanjë dhe është ende 13 vjeç. Ka lindur në Republikën Demokratike të Kongos, ka tërhequr vëmendjen e Golden Stejt Uorriorsave, dhe është plot 2 metra shtatlartë. Me gjasë, do të jetë më shumë i gjatë se një Sabonis, Tkaçenko, apo Xhabar! Babel Lipasi, lojtar i skuadrës së Ishujve Kanaries (Kahasiete Kanarias) shkëlqeu në Kupën e Mbretit për moshën nën 14 vjeç, edhe pse skuadra e tij u mund në finale, 66-73 nga Reali i Madridit. Lipasi shënoi 32 pikë dhe kapi 31 topa në tabela! Mesataren e turneut e pati 18.2 pikë për ndeshje, 22.6 topa në tabela dhe 38.2 vlerësimin me notë. Basketbollisti, ende fëmijë, është shumë i fortë pranë koshit, por ka lëvizshmëri shumë të mirë dhe kontroll shumë të mirë të topit për shtatlartësinë që ka.

Sfidanti.al