E vërtetë që nëse Robert Levandovski merr shërbimin e duhur, ai siguron golat. Realiteti është shumë i thjeshtë tek Bajerni, por suksesi 4-1 ndaj Grojter Fyrtit në Bundesligë, arritur me dy gola të sulmuesit polak, nuk e qetësoi atmosferën dhe as nuk u dha garanci tifozëve. Siç shkruajnë mediat bavareze, “rezultati fsheh atë që ndodhi në fushë, dhe Fyrti i shkaktoi një tronditje të madhe Bajernit, sidomos në pjesën e parë”. U deshën zëvendësimet e trajnerit Nagelsman dhe ndryshimi taktik që ndeshja të futej “në shina”. Më i lavdëruari ishte Zabicer, po ashtu Zyle apo Çupo-Moting (në foto), ndërsa Gnabri vetëm për pjesën e dytë, duke e qortuar që të mos driblonte shumë. Po ashtu, kritika edhe për Leroi Sanenë. Mbrojtja bavareze vazhdon “të fusë ujë” dhe fitorja u arrit vetëm falë mentalitetit fitues.
Sfidanti.al