Njëri ishte presidenti dhe njeriu më i rëndësishëm i klubit të paktën në 40-45 vitet e fundit, duke mbledhur së bashku të gjitha kontributet. Tjetri ishte një lojtar-bazë i skuadrës dhe prishi shumë punë largimi i tij tek Reali i Madridit. Gjithsesi, Uli Hënesi dhe David Alaba vazhdojnë ta kenë një lidhje të veçante edhe pse nuk janë më në klubin e rrugës “Zebener”. Ata janë larguar nga Bajerni, i pari ka dalë në pension, dhe tjetri për të provuar fanelën “merenges”, por tradita vazhdon. Vetë Hënesi, sipas “Dojçe Veles”, thotë se Alaba është i vetmi lojtar nga ata të Bajernit (dhe nga ata që nuk janë më në Mynih) që e merr në telefon sa herë vijnë Krishtlindjet, dhe i uron shëndet familjes së tij. Kjo ndodh prej 10 vitesh, dhe vërtet mund të quhet një lidhje e veçantë.
Sfidanti.al