Man. Junajtidi po e mendon jetën pa Kristiano Ronaldon!

Shumë tifozë u acaruan shumë në rrjetet sociale, që portugezi humbi një gol të sigurt, nga ata që i quajnë “sitter”, pra që mund t’i shënosh edhe i ulur këmbëkryq. Krosimi i Pol Pogbasë ishte i shkëlqyer, por jo i tillë ekzekutimi i CR7-ës. Mançester Junajtidi fitoi 4-2 në fushën e Lids Junajtidit në Premier Ligë, duke mbajtur vendin e katërt në renditje e duke pasur shpresë për t’u kualifikuar për në Champions sezonin tjetër. Gjithsesi, “djajtë e kuq” janë gati të vazhdojnë edhe pa Kristiano Ronaldon, nëse portugezi vendos të largohet. Kjo mund të ndodhë nëse Junajtidi nuk kualifikohet në Champions, ndërsa varësia nga Kristiano duket gjithnjë e më e vogël. Xhejdën Sanço u lavdërua shumë këtë herë për lojën e tij, ndërsa në ekip ka lojtarë të tjerë si Rashford, Bruno Fernandes apo edhe Pol Pogba (nëse rinovon kontratën).

Sfidanti.al