“O sot, o kurrë, ose ne, ose ata”, kështu thotë Mesi para Juves!

Mediat katalanase janë duke pritur “ringjalljen”. Barcelona mund të kthehet në jetë, ashtu si legjenda e Jezu Krishtit, veçse nëse ndodh nesër në “Kamp Nou”, nuk do të ishte aspak legjenrë, por e vërteta e kulluar. Shpresat më të mëdha për “ringjalljen” mediat i kanë tek “doktori” më i famshëm i botës, Lionel Mesi.

Gazeta “Sport” informon sipas burimeve në skuadër, se argjentinasi është parë më i mobilizuar se kurrë dhe se ndeshjen ndaj Juventusit në Champions, e quan si një sfidë thuajse personale. Natyrisht, numri 10 nuk ka duel me ndonjë juventin të veçantë. As me Dibalën, Bufonin, Kielinin, Higuainin apo Bonuçin. Aspak, ai e ka sfidë me gjithë kundërshtarët së bashku, në mënyrë që të vazhdojë të hyjë në histori dhe Barcelona të kualifikohet për në gjysmëfinale.

“Mesi është ai që ka më shumë besim se të gjithë tek përmbysja, shkruan “Sporti”, – dhe duket më i motivuar se kurrë ndonjëherë. Ai dëshiron të ngrekë kupën me veshë në Kardif, dhe kjo gjë është kthyer në një obsesion”. Për fat të keq, katalanasit janë mundur 0-3 në Torino, ndonëse e treguan veten duke përmbysur rezultatin 0-4 që pësuan në Paris.

Sfidanti.al