President, po këtë sezon, me cilin ekip jemi ne?

Dënimet e FSHF-së për ndeshjen Partizani-Skënderbeu kanë prishur humorin në të dy kampet, tek Partizani dhe tek Skënderbeu. Të kuqtë thonë se në Federatë janë me diploma falso, ngaqe nuk dinë të numërojnë stolat, kurse në Korçë qahen se zyrtarët e futbollit nuk shohin mirë nga sytë: cili i theu stolat dhe cilit ia futën .

Një dialog qënka bërë tek zyra e shefit:

Punonjësi – President, ky Gaz Demi ia fut kot fare, paska thënë se vendimi i FSHF-së për dënimet është një paçavure.

Presidenti– Më duket se Gazi është mërzitur se i kemi vjedhur javët e dënimit  dhe ia futëm tifozëve të Skënderbeut..

Punonjësi– President, më fal, dëno njerin, dëno tjetrin, po me cilin ekip do të jemi këtë sezon?

Presidenti- Ju kam thënë disa herë,  kurioziteti është i tepërt në punët tona.