Nuk kishte kundërshtar, Ceferin rizgjidhet në krye të UEFA

Aleksandër Ceferin është rizgjedhur presidenti i UEFA. Ishe dicka që dihej prej kohësh duke qenë se 51 vjecari ishte kandidati i vetëm në jëtë garë. i zgjedhur për herë të parë në 2016, Ceferin do të qëndrojë në postin e presidentit të qeverisë së futbollit evropian deri në vitin 2023.

Në Kongresin e UEFA që u zhvillua në Romë, vetëm sa u formalizua rizgjedhja e Ceferin si presidenti i institucionit më të rëndësishëm të futbollit evropian. Në fjalën e tij pas rizgjedhjes Ceferin theksoi se pavarësisht sukseseve që futbolli evropian ka arritur, UEFA ka ende shumë punë për të bërë për t’u përmirësuar e zhvilluar më tej

‘Të dashur miq. Jam i nderuar dhe i prekur nga mbështetja juaj-tha Ceferin-Gjëja më e rrezikshme që mund të bëjmë është që të flemë mbi dafina dhe të relaksohemi me situatën aktuale. Do të punojmë së bashku me shoqatën e Klubeve Evropiane për të dizenjuar kompeticionet kontinentale të së ardhmes, kompeticione qe vazhdojnë të ecin me hapin e kohës. Është krijuar një eveniment i ri që do të sjellë një dimension ndryshe në futbollin evropian. Për FIFA Do të jemi më shumë një burim konstruktiv idesh sesa një opozitë. Do të përshtatim rregullat e Fair Play Financiar dhe do të vendosim një bilanc të ri evropian ku secili të gjejë vendin e tij. Ajo cfarë unë premtoj është së gjatë 4 viteve të ardhshme do të punojmë së bashku që futbolli evropian të mbetet i bashkuar, i respektuar, të tregojë solidaritet dhe të sjellë shpresë’.

sfidanti.al