Legjenda e portës italiane, Dino Xof, në një intervistë në “Korriere dela Sera”, midis të tjerave, nuk i kurseu fjalët lavdëruese në adresë të portierit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma. Në fakt, portieri “kuqezi” ndodhet në një formë të shkëlqyer, duke u konsideruar si një nga portierët e rinj më të mirë në botë.
“Ju po më pyesni mua, nëse ai është rritur? Po, ai tani është bërë shumë më i vëmendshëm dhe sillet tamam si një i rritur i pjekur. Donaruma ende po mëson sesi t’i përballojë fazat e jetës, ashtu si edhe presionin në fushat e futbollit”, vuri në dukje Dino Xofi.
Sfidanti.al